Nis projekti “Artizanët”: Synon të afrojë nxënësit e 9-vjeçares me profesionet dhe tregun e punës

Sociale | 8 muaj më parë

Ka nisur në Korçë projekti “Artizanët”, një iniciativë e re e Këshillit të Qarkut në bashkëpunim me Shkollën Profesionale Teknike, që ka si qëllim orientimin e hershëm të nxënësve drejt arsimit profesional.

Ky projekt përfshin nxënës të shkollave 9-vjeçare, të cilëve u jepet mundësia të njihen nga afër me profesione të ndryshme dhe të zhvillojnë aftësi praktike përmes punës konkrete.

“Aktiviteti Artizanët përfshinë 14  shkolla, të dy ZVA të Korçës dhe Maliqit. Konsiston në bërjen e projekteve nga nxënësit e klasave të 8 dhe 9 të këtyre 14 shkollave që do konkurrojnë midis tyre për fushat që lidhen me shkollën e Mesme Profesionale Teknike. Pra ne kemi si qëllim promovimin dhe evidentimin e atyre nxënëseve që kanë prioritet të fushave profesionale”

Gjatë zbatimit të projektit, nxënësit do të angazhohen në punë në grup, të udhëhequr nga mësues dhe specialistë të fushave përkatëse, ku do të krijojnë produkte dhe projekte në drejtime si elektrikë, shërbime mjetesh transporti, ndërtim, termohidraulikë, mekanikë dhe teknologji informacioni.

Kjo përvojë synon jo vetëm zhvillimin e aftësive praktike, por edhe nxitjen e bashkëpunimit, kreativitetit dhe mendimit inovativ tek të rinjtë.

Projekti “Artizanët” konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të arsimit profesional dhe lidhjes më të ngushtë të tij me kërkesat reale të tregut të punës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme