Tirana-Vora në RTSH, Shehi: Një ndeshje vendimtare për ne

Abissnet Superiore | 8 muaj më parë

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vorës, që do të luhet nesër në orën 15:00 dhe do të transmetohet në RTSH. Tekniku ka theksuar se çdo ndeshje është vendimtare për bardheblutë dhe se ndaj Vorës synohet vetëm fitorja.

“Mund të cilësohet ndeshje e rëndësishme edhe për atë që thatë ju për renditjen, në këtë fazë ku jemi, të gjitha ndeshjet për ne janë vendimtare dhe të rëndësishme. Kështu është gara, luan ti dhe të tjerët, përqëndrimi ynë është te ndeshja që do të zhvillojmë dhe pastaj pyet si kanë dalë të tjerat. Këtë javë jemi në të fundit që luajmë dhe do ti shohim me interes rezultatet e kundërshtarëve tanë.

Kundërshtarët kanë bërë mirë dhe janë rivalë direkt dhe kërkojnë respekt maksimal.

Xhixha dhe Tabeku pothuajse nuk janë stërvitur gjatë gjithë javës, sot kemi testin e fundit që do të shikojmë dhe do të analizojmë gjendjen e tyre shëndetësore dhe pastaj do të vendosim nëse do të jenë pjesë e skuadrës për nesër apo jo”, ka thënë mes të tjerash Shehi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme