Klasa “Dual” model suksesi, shkolla “Hamdi Bushati”- Punësime konkrete për të dytin vit radhazi

Aktualitet | 7 muaj më parë

Klasa dual në shkollën profesionale “Hamdi Bushati” po konfirmohet si një histori suksesi për arsimin profesional në Shkodër.

Drejtoresha e shkollës Merita Zeneli, thekson se për të dytin vit radhazi, ky model mësimor ka sjellë rezultate konkrete, duke u përkthyer në punësime të drejtpërdrejta për nxënësit që në bankat e shkollës.

“Po shohim që ka rezultate, që do të thotë se rezultati kryesor është punësimi, sepse ky është fokusi, pra pasi të marrin shkollën të punësohen. Por ama punësimet kanë filluar që herët. Jo thjesht domethënë pasi mbarojnë dualin, vazhdojnë edhe në vitin e katërt, sepse dualin ne e kemi në vitin e tretë. Ne ndjekim edhe nëpërmjet gjurmimit, që edhe pasi kanë mbaruar një vit pas të mesmes, pra që kanë mbaruar, nëse këta nxënës janë aktualisht të punësuar apo s’janë të punësuar, dhe rezultatet kanë qenë mjaft të mira”, shprehet Zeneli.

Nga ana tjetër, vihet re se një pjesë e nxënësve po mjaftohen me këtë formim profesional, duke zgjedhur të hyjnë menjëherë në tregun e punës pa vijuar studimet e mëtejshme.

“Për sa kohë mundësia është për me ndjekur edhe universitetin, kemi pasur shumë nxënës, sidomos këtë vit që kanë ndjekur universitetin, që do të thotë nuk jemi privuar, domethënë nga pjesa e studimeve të larta. Por gjithmonë nxënësit që mbarojnë tek ne e shohin që duke marrë profesionin e kërkojnë në më tepër punën sesa shkollën. Ne shohim edhe ish-nxënës të cilët, domethënë aktualisht jetojnë jashtë dhe po vijnë e kërkojnë certifikatat. Fundi i fundit, edhe një certifikatë dyvjeçare, pra është e rëndësishme për ta, një certifikim që kanë marrë drejt në arsimin profesional”, tha drejtoresha Zeneli.

Rritja e interesit për klasat duale shihet si një tregues i nevojës për më shumë profile praktike në arsim, të lidhura drejtpërdrejt me kërkesat e tregut të punës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme