Pasojat në ekonomi, Imzot Arjan Dodaj: Mos abuzoni me çmimet në emër të luftës

Aktualitet | 7 muaj më parë

Përballë një bote të trazuar për shkak të luftërave, të cilat kanë sjellë pasoja ekonomike edhe në vendin tonë, kleri katolik organizoi “Udhën e Kryqit” në Laç.

Ritualit fetar drejt kishës se “Shna Ndout”, u drejtua nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj. Dhjetëra besimtarë, përmes 14 ndalesave përkujtuan mundimet e Jezu Krishtit.

Arqipeshkvi Arjan Dodaj u ndal dhe tek pasojat e luftës në ekonomi, së cilave nuk u ka shpëtuar as vendi ynë e kryesisht për shkak të abuzimit.

Arqipeshkvi Dodaj u ndal edhe te situata e vështirë në Shqipëri, ndaj dhe lutjet drejtuar zotit ishin për  rikthimin e shpresës në vendin tonë :

Pas “Udhës së Kryqit”, Arqipeshkvi Arjan Dodaj mbajti një meshë të shenjtë pranë Kishës së Shna Ndout, ku morën pjesë qindra besimtarë.

Gazetar: E. Hilaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme