Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Ditën e sotme (25 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat priten të jenë më të përqëndruara përgjatë relieveve malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/s.
Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






