Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastrojmë mjedisin nga “varrezat” e ndryshkut  

Aktualitet | 7 muaj më parë

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka vijuar punën për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra.

Këtë radhë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është përqendruar në zonën e Mulletit në Tiranë, ku ka liruar dhe pastruar hapësirat e zënë nga makinat e vjetra, të cilat i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit sipas standardeve përkatëse, duke lehtësuar kësisoj mjedisin nga “varrezat” e ndryshkut.

Aksionin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamje nga procesi i zhvendosjes së makinave të vjetra.

“Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara vijon punën për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra, që i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit sipas standardeve përkatëse, duke lehtësuar kesisoj mjedisin nga “varrezat” e ndryshkut”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme