Rritja e qirave në Korçë, çmimet po ndryshojnë prirjen drejt kredive për apartamente

Aktualitet | 7 muaj më parë

Rritja e ndjeshme e çmimeve të qirave në Korçë po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si qytetarët po zgjedhin të sigurojnë strehimin.

Në kushtet kur qiratë janë bërë më të larta dhe më pak të përballueshme, shumë çifte të reja po e shohin gjithnjë e më tepër si alternativë blerjen e një apartamenti me kredi.

Sipas agjentes imobiliare Elsa Hasanas, “pagesat mujore të kredive në disa raste po rezultojnë të krahasueshme me qiratë, duke i shtyrë familjet e reja të investojnë në pronë, në vend që të paguajnë për një zgjidhje të përkohshme”.

Kjo situatë po sjell një ndryshim të dukshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, ku interesi për blerje është në rritje, ndërsa qiraja po shihet gjithnjë e më pak si një zgjidhje afatgjatë për strehim.

Gazetare: G. Manushi  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme