Fidan Aliti: Im bir ka lindur në Alanya, por Turqisë nuk i bëj dhurata!

Ndeshja mes Kosovës dhe Turiqsë është e mbushur me histori. Një pjesë e mirë e lojtarëve të Kosovës e njohin mjaft mirë Turqinë pasi jo vetëm kanë luajtur atje, por edhe kanë ndërtuar jetën e tyre në atë vend.
Njëri prej tyre është edhe Fidan Aliti. Mbrojtësi me eksperiencë i Kosovës aktivizohet me ekipin turk të Alanyaspor-it. Ai u intervistua ditën e sotme nga “Anadolu Ajansı” ku edhe ka prekur disa tema mjaft interesente në lidhje me finalen e play-off mes Kosovës dhe Turqisë.
“I jam mirënjohës Turiqisë për gjithçka. Është një vend special për mua dhe familjen time pasi unë jetoj në Alanya prej gati tri vitesh. Madje edhe djali im ka lindur atje. Turqia gjithmonë do të jetë në zemrën time, kjo ndeshje do të jetë e veçantë për familjen time. Por ëndrra e madhe se ç’do futbollisti është pjesëmarrja në finalet e një Kupë Bote. Unë i dashuroj njerëzit në Turqi, i respektoj shumë, por në këtë ndeshje nuk kam ndër mend që të bëj dhuarata. Ne duam që të plotësojmë një ëndërr që e kemi si ne lojtarët edhe e gjithë Kosova”, tha Aliti për “Anadolu Ajansı”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




