Zgjedhja e Drejtorit të Policisë, Lamallari i përgjigjet akuzave të opozitës: Skënder Hita është oficer karriere

Politikë | 7 muaj më parë

Gjatë seancës plenare në Kuvend, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me zgjedhjen e Skënder Hitës si Drejtor i Policisë së Shtetit.

Ai theksoi se kushdo që do të emërohej në këtë detyrë duhej të ishte i përgatitur për “balta dhe akuza” nga opozita, ndërsa nënvizoi se Policia e Shtetit është institucion që i shërben qytetarëve dhe jo forcave politike.

“Zoti Hita është oficer karriere, me përvojë dhe integritet, dhe jam i lumtur që ka spikatur roli i tij. Turpi qoftë mbi ju, që në ditën e parë nisët baltën ndaj tij,” u shpreh Lamallari, duke e cilësuar opozitën si pengesë për besimin dhe mbështetjen që duhet t’i jepet drejtuesit të ri të policisë. Për fatin e keq, kushdo që do të vinte në krye të Policisë së Shtetit, duhej të merrte parasysh akuzat dhe baltën e opozitës. Policia është e shtetit shqiptar dhe i duhet dhënë mbështetje. Zoti Hita është oficer karriere, ka qenë drejtues në disa qarqe, ku ka spikatur për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim. Jam i lumtur që ka spikatur roli i tij. Turpi qoftë mbi ju, në seancën e radhës do merrni përgjigje,” tha Lamallari.

Ai akuzoi opozitën se po përdor dhunën dhe baltën si instrument politik.

“Sot u emërua Skënder Hita dhe në ditën e parë, opozita nisi baltën ndaj tij. Ata harrojnë se Hita nuk i shërben as mazhorancës dhe as opozitës, por shtetit shqiptar. Opozita ka mision vetëm të hedhë baltë dhe të bëjë dhunën si instrument politik. Këto akuza i bëjnë dëm Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, pasi jemi në fazë kritike për integrimin. Turpi qoftë me ju, që hidhni poshtë edhe flamurin kombëtar në protestat me molotovë.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme