Gana shkarkon komisarin teknik 72 ditë përpara Botërorit 2026

Botërori 2026 | 7 muaj më parë

Humbjet në dy miqësoret e fundit kanë qenë fatale për komisarin teknik të Ganës, Otto Addo. Edhe pse 50-vjeçari arriti që të kualifikonte “Perlat e zeza” në Botërorin 2026, Federata Ganeze e Futbollit nuk i ka “falur” disfatën me Austrinë (5-1) dhe humbjen me Gjermaninë (2-1) duke e shkarkuar vetëm 72 ditë përpara se të startojë eventi më i madh futbollistik.

Addo, i lindur në Gjermani, ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij si futbollist duke u aktivizuar për klubet gjermane ndërsa numëron edhe 15 ndeshje me kombëtaren ganeze të futbollit. Ai mori drejtimin e skuadrës përfaqësuese në marsin e 2024-ës.

Gana do të luajë në Botëror me Panamanë (18 qershor), Anglinë (23 qershor) dhe Kroacinë (27 qershor).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme