Moti- Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

Ditën e sotme (1 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Sipas SHMU-së, në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje – lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metër në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 22 m/s.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




