Trump: SHBA-të do të tërhiqen nga Irani brenda pak javësh. Teherani: Kemi vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës

Botë | 7 muaj më parë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Irani “brenda dy ose tre javësh”, duke nënvizuar se objektivi kryesor është garantimi që Teherani të mos ketë mundësi të prodhojë armë bërthamore për një periudhë të gjatë.

“Ne do të largohemi, me ose pa marrëveshje, sapo të sigurohemi që ata nuk mund të prodhojnë armë bërthamore për vite me radhë,” tha Trump, duke e paraqitur këtë si një sukses të arritur tashmë.

Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian u shpreh se Irani ka “vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës”, por kërkoi garanci që konflikti nuk do të shpërthejë sërish.

Deklaratat vijnë në një moment kur tensionet në rajon janë të larta. Kina dhe Pakistani kanë propozuar një plan me pesë pika për armëpushim të menjëhershëm dhe rihapjen e ngushticës së Hormuzit. Ndërkohë, raportohen përplasje të vazhdueshme mes Izraelit dhe Iranit, si dhe sulme me dronë e raketa ndaj vendeve të Gjirit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme