20 cm dëborë në aksin Boboshticë – Dardhë, rruga e hapur për qarkullimin e automjeteve
Në aksin Boboshticë – Dardhë, gjatë natës janë regjistruar reshje bore deri në 20 cm, sipas raportimit zyrtar të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Drejtoria Qendër-Lindje.
Aktualisht lëvizja e mjeteve vijon pa probleme, ndërsa drejtuesit këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtasin shpejtësinë sipas kushteve atmosferike.
Sipas ARRSH, siguria dhe aksesueshmëria në këtë aks të rëndësishëm turistik po garantohen, duke mundësuar lëvizjen e lirë drejt destinacioneve të zonës pavarësisht kushteve të motit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




