Arrestohet ish-arkëtari i Postës Shqiptare në Përmet, dyshohet se ka vjedhur shuma të mëdha parash

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 38-vjeçar nga Përmeti, i dyshuar se gjatë viteve 2019-2025, kur punonte si arkëtar në degën e Postës Shqiptare, ka vjedhur shuma të mëdha parash nga arka e institucionit.
Në një rast tjetër, një banor i Memaliajt ka kallëzuar se të dhënat e tij personale janë përdorur pa dijeni për të hapur llogari bankare dhe kartë debiti në Spanjë. Materialet për këtë rast janë dërguar në Prokurori nga specialistët e Krimeve Kibernetike.
Të dy dosjet janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila do të vijojë hetimet përkatëse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




