16 gola në 8 ndeshje, Erling Haaland golashënuesi më i mirë i kualifikueseve europiane

Kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 dhe janë mësuar tashmë emrat e 16 skuadrave europiane që do të luajnë këtë verë në Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Norvegjia arriti që të sigurojë një vend mes 48 skuadrave finaliste (rikthehet në Botëror pas 28 vitesh), pasi zuri vendin e parë në Grupin I, e ndihmuar edhe nga golat e Erling Haaland.
Me 16 gola të shënuara në 8 ndeshje të luajtura, sulmuesi norvegjez është shpallur golashënuesi i kësaj fushate eliminatore për zonën europiane. Pas tij, në kuotën e 8 golave qëndrojnë Arnautovic, Depay dhe Kane.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




