Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Botë | 7 muaj më parë

Ministria e Mbrojtjes e Italisë ka bërë të ditur se një raketë me origjinë të panjohur ka rënë mbi një bazë të UNIFIL-it (forcat paqeruajtëse të OKB-së) në Libanin jugor.  

Sipas njoftimit, nuk ka pasur të lënduar dhe dëmet janë të vogla, vetëm në infrastrukturë.

Italia është kontribuuesi i dytë më i madh në misionin UNIFIL në Libanin jugor, me rreth 1,000 deri në 1,200 ushtarë.

Ky incident ndodhi vetëm pak ditë pas vrasjes së tre paqeruajtësve të UNIFIL-it në dy incidente të veçanta, në mes të ofensivës izraelite kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Libanin jugor.

Hetimi për vdekjet e tyre është ende në vazhdim. Izraeli i ka fajësuar për to Hezbollahun.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme