Ditë fushore në Korçë, fermerët njihen me teknologjitë që ndihmojnë në reduktimin e trajtimeve bujqësore

Bujqësi | 7 muaj më parë

Prezantimi i përdorimit të stacioneve të prognozë-sinjalizimit ishte në fokus të një dite fushore të zhvilluar në Korçë, me pjesëmarrjen e fermerëve vendas dhe fermerëve nga Kosova, Presheva dhe Maqedonia e Veriut.

“Në këtë parcelë është vendos një sistem prognoz sinjalizimi i cili ka disa funksione si të dhëna agro-klimatike, sinjalizon lagështinë në tokë dhe gjendjen e elementeve ushqyese në tokë”, tha Dr. Hauz Domi, Drejtor i Shoqatës ADAD Malore

Sipas organizatorëve, përdorimi i kësaj teknologjie ka ndihmuar ndjeshëm fermerët në reduktimin e trajtimeve me pesticide.

“Stacionet e prognozës janë në funksion të një nga masat kryesore që fermerët mund të marrin për tu përshtatur dhe mos humbasin prodhimin. Ky është një projekt inovativ që është i mbështetur nga qeveria e Gjermanisë dhe e Zvicrës”, u shpreh Klodjan Rama, Këshilltar i Sektorit të Bujqësisë, GIZ Albania.

Fermerët pjesëmarrës vlerësuan këtë iniciativë, duke theksuar se informacioni i saktë dhe në kohë reale ndikon drejtpërdrejt në rritjen e rendimentit dhe uljen e kostove të prodhimit.

“Me këtë stacion ne mund të kursejmë 4-5 trajtime sepse kostot janë shumë të larta”, tha fermeri Renaldo Ali.

Aktivitete të tilla synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për përdorimin e teknologjive moderne në bujqësi dhe të forcojnë bashkëpunimin rajonal mes fermerëve, në funksion të një zhvillimi më të qëndrueshëm të sektorit.

Gazetare: G.Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme