Rama uron Pashkët: Mesazh uniteti për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët katolikë, ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët për festën e Pashkëve, gjatë një episodi të podkastit të tij “Flasim”.
Në mesazhin e tij, Rama theksoi se bekimi i shqiptarëve është i përbashkët, pavarësisht nëse festojnë Krishtlindjet, Bajramin, Pashkët apo Sulltan Novruzin.
“Ka një atmosferë të përgjithshme që na bashkon, një ndjenjë uniteti që na bën ta përjetojmë së bashku këtë kohë të veçantë,” tha Rama.
Më herët Rama ka uruar besimtarët katolikë përmes një video të veçantë, ku shfaqet duke ngjyrosur vezët e Pashkëve, një nga traditat më të dashura të kësaj feste. Me improvizimin e tij, ai përcolli një atmosferë festive dhe mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët.
“Gëzuar Ditën e Re,” shkruan Rama, duke theksuar simbolikën e Pashkëve si ringjallje, dritë dhe fillim i ri.
Radio Televizioni Shqiptar ju uron të gjithë besimtarëve katolikë Gëzuar Pashkët!
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




