Kremtohet Pashka katolike! Mesha e Shenjtë u mbajt në Katedralen ‘‘Shën Pali‘‘, Imzot Arjan Dodaj: Në një botë të hutuar, të rilindim shpirtin

Sociale | 7 muaj më parë

Pas kremtimeve të mundimeve të Krishtit, besimtarët katolik festojnë Pashkën e Madhe si momenti më i rëndësishëm në kalendarin liturgjik. Ceremonia nisi në orën 22:00 në mbrëmje, ku me mbajtjen e një fjale para nisjes së meshës Imzot Arjan Dodaj ndezi një qiri nga zjarri i ndezur në hyrje të katedrales, simbolikë e dritës së shpresës.

Në ekranin e vendosur në hyrje, mesha e Shenjtë u ndoq nga mjaft besimtarë edhe jashtë Katedrales “Shën Pali” në Kryeqytet. Disa prej tyre zgjodhën këtë ditë te veçantë për të kryer ritin e pagëzimit.

Me përfundimin e meshës së shenjtë Imzot Arjan Dodaj përcolli mesazhin për një Pashkë të shenjtë që të jetë rilindje në shpirt. 

“Në një botë të hutuar, më shumë luftëra, Pashka është ajo që ndryshon gjithçka. Krishti është i gjallë mes nesh, dhe nëse ai është i gjallë, asgjë nuk është e humbur, të jetojmë si bijtë e ringjalljes”, u shpreh Imzot Arjan Dodaj.

Me lutjet për paqe dhe mirësi me ndezjen e qirinjve besimtarët urojnë Pashkën.

Mëngjesi i Pashkës nis me vezën e lyer pak ditë para dhe bukën e bekuar. Ndërsa të gjithë besimtarët katolik vijojnë festimet bashkërisht duke u mbledhur në tryezën e festës…

Gazetare: E. Hasanbelli     

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme