Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i gjithë rajoni do të digjet

Botë | 7 muaj më parë

Pas paralajmërimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, se të martën do të goditen ura dhe termocentrale në Iran në rast se nuk hapet Ngushtica e Hormuzit, Teherani ka reaguar ashpër.

Kreu i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, iu drejtua presidentit amerikan duke deklaruar se veprimet e tij “po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një FERR të gjallë për çdo familje”.

Kreu i Parlamentit iranian i kërkon Trumpit të ndalojë, përndryshe sipas tij, i gjithë rajoni do të digjet.

“Lëvizjet tuaja të pamatura po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një FERR të gjallë për çdo familje, dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet sepse ju këmbëngulni të ndiqni urdhrat e Netanyahut. Mos u gaboni: Nuk do të fitoni asgjë përmes krimeve të luftës”, shkruan në reagim ai.

Më herët, Trump paralajmëroi Iranin të hapë Ngushticën e Hormuzit, përndryshe të martën do të goditen ura dhe termocentrale. Ai gjithashtu shprehu optimizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Teheranin që të hënën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme