Izraeli godet kompleksin kryesor petrokimik në Iran pas kërcënimeve të Trump

Izraeli ka sulmuar një nga objektet më të mëdha petrokimike në Iran, në Asaluyeh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa njësi prodhimi. Sipas ministrit të mbrojtjes Israel Katz, objekti prodhonte rreth gjysmën e petrokimikëve të vendit dhe goditja përbën një “dëmtim ekonomik prej dhjetëra miliarda dollarësh” për regjimin iranian.
Ky sulm vjen menjëherë pas paralajmërimeve të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili në një postim të ashpër në rrjetet sociale kërcënoi se do të shkatërronte ura dhe termocentrale në Iran nëse ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri të martën në mbrëmje.
Ndërkohë, Irani ka njoftuar se shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare, Majid Khademi, është vrarë në një sulm të përbashkët SHBA–Izrael.
Diplomacia ndërkombëtare po përpiqet të ndërhyjë. Pakistan, Turqia dhe Egjipti po luajnë rol ndërmjetësues, ndërsa raportohet për një plan armëpushimi 45-ditor që mund të hapë rrugën për një marrëveshje më të gjerë. Megjithatë, Teherani ka refuzuar hapjen e ngushticës së Hormuzit si pjesë e një marrëveshjeje të përkohshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




