Kategoria e Parë/ Formacioni më i mirë i javës së 29-të, Magani trajneri më i spikatur

Kategoria e Parë | 7 muaj më parë

Java e 29-të e kampionatit të Kategorisë së Parë dhuroi ndeshje mjaft interesante, me spektakël, gola e garë të fortë në çdo fushë.

Pas përfundimit të kësaj jave, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur, me pankinën që i besohet teknikut të Besës, Gugash Magani, pas fitores së rëndësishme në transfertë ndaj AF Luftëtarit.

Sipas skemës 1-3-4-1-2, në portë është përzgjedhur gardiani i Skënderbeut, Ilir Dobjani, i cili mbajti të paprekur rrjetën në përballjen ndaj Ilirisë.

Vija mbrojtëse përbëhet nga treshja: Miklovan Pere (Pogradeci), Erest Lamellari (Kukësi) dhe Ersi Kapo (Besa).

Në mesfushë rreshtohen katër futbollistët: Hajrulla Tola (Laçi), Paulo Estrela (Skënderbeu), Ledjo Tresa (Laçi) dhe Fadil Meta (Lushnja).

Në mbështetje të sulmit është i vendosur lojtari i Kukësit, Matheus Alisson ndërsa reparti ofensiv përbëhet nga dyshja Godswill Chinwendu (Besa) – Bedri Greca (Pogradeci).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme