Champions League/ Bayern u ankua në UEFA për çatinë, Real-i “mbyll” Bernabeu-n

Sport | 7 muaj më parë

Sot në mbrëmje “Santiago Bernabeu” do të jetë një stadium “i mbyllur” pasi drejtuesit e Real-it, me qëllim që të krijohet atmosferë, kanë vendosur që të “shpalosin” çatinë e instaluar pas rinovimit të impiantit.

Edhe pse drejtuesit e Bayern-it kishin kërkuar pranë UEFA-s që takimi të luhej në qiell të hapur, Real-i ka vendosur për të kundërtën.

Sipas Nenit 51 të rregullores së UEFA-s një vendim i tillë i takon delegatiti të UEFA-s dhe arbitrit të ndeshjes, por qeveria e futbollit Europian ia delegon këtë vendim ekipit pritës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme