Silvinjo ishte kandidat për stolin, Corinthians zyrtarizon trajnerin e ri

Fernando Diniz është trajneri i ri i Corinthians. Klubi brazilian ka zyrtarizuar ish-trajnerin e përkohshëm të Brazilit, pasi shkarkoi Dorival Junior pas një serie prej tetë ndeshjesh pa fitore në të gjitha kompeticionet.
Ish-mesfushori Diniz, i cili luajti për një kohë të shkurtër për Corinthians, e udhëhoqi Fluminense drejt titullit të Copa Libertadores në vitin 2023, përpara se të fitonte Recopa Sudamericano vitin pasardhës.
Ditët e fundit në media u shkruaj se trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ishte një nga kandidatët për stolin e Corinthiansit, por tashmë kjo hipotezë bie poshtë dhe trajneri brazilian do të vazhdojë të qëndrojë në krye të kombëtares kuqezi, të paktën deri në përfundimin e kontratës, që skadon në korrik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




