Rebelimi i Demokratëve, nga nenet për shkarkim te thirrjet për Amandamentin e 25-të

Një grup ligjvënësish demokratë kanë ndërmarrë një ofensivë të koordinuar politike dhe ligjore, duke kërkuar masa urgjente për të kufizuar pushtetin e Presidentit Trump pas deklaratave të tij për Iranin. Priten nene për shkarkimin e Sekretarit të Mbrojtjes
Përfaqësuesja Yassamin Ansari deklaroi se retorika e Shtëpisë së Bardhë ka shkelur çdo normë të pranueshme. Ajo bëri të ditur se po përgatit zyrtarisht nenet për shkarkimin (impeachment) të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, si përgjegjës direkt për drejtimin ushtarak të kësaj krize.
Alarmi për kodet bërthamore
Pasiguria mbi përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë ka nxitur reagime të forta.
Mark Pocan e cilësoi presidentin si “shumë të rrezikshëm dhe të çmendur” për të pasur në dorë kodet bërthamore. Ky reagim vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë po përpiqet të shuajë zërat se administrata mund të konsiderojë një sulm bërthamor ndaj Iranit.
Shri Thanedar akuzoi Trumpin se ka kërcënuar “masakrimin e 100 milionë njerëzve”, duke i bërë thirrje Kongresit të bëjë gjithçka për të ndalur këtë luftë.
Thirrje për Amandamentin e 25-të dhe paaftësinë mendore
Një pjesë e ligjvënësve po kërkojnë largimin e menjëhershëm të presidentit nga detyra, duke vënë në dyshim stabilitetin e tij mendor.
Ilhan Omar e quajti Trumpin një “të çmendur të çregullt” që duhet të largohet menjëherë.
Melanie Stansbury propozoi zyrtarisht aktivizimin e Amandamentit të 25-të (i cili parashikon zëvendësimin e presidentit kur ai është i paaftë për të ushtruar detyrën), por pranoi se kjo kërkon guximin politik të kolegëve republikanë.
Përgjegjësia para ligjit
Përfaqësueset Sarah McBride dhe Sarah McBride i cilësuan kërcënimet e fundit si “gjenocidale”. Sipas tyre, shpërfillja e jetës njerëzore dhe kërcënimet për krime lufte nuk mund të kalohen pa u përballur me përgjegjësi ligjore, duke kërkuar që ligji të veprojë mbi pushtetin e presidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




