Euro U-19 për vajza/ Shqipëria përballet nesër me Malin e Zi, skuadra gati për sfidën

Kombëtarja | 7 muaj më parë

Shqipëria U-19 e vajzave është gati për sfidën e nesërme ndaj Malit të Zi. Përfaqësuesja kuqezi do të zbresë në fushë nesër në orën 15:00, në “Shtëpinë e Futbollit”, për ndeshjen e parë të raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 për këtë grupmoshë.

Skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike, ndërsa trajnerja Daniela Kodra do të ketë në dispozicion të gjitha lojtaret e grumbulluara.

Takimi Shqipëri – Mali i Zi do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 15:00 dhe do të transmetohet në FSHF Tv.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme