Kuvendi miraton projektligjet për pastrimin e parave dhe portet turistike, rrëzohen komisionet hetimore

Pas një seance maratonë që zgjati rreth 12 orë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar disa projektligje të rëndësishme, ndërsa ka rrëzuar kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.
Me 76 vota pro, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave, si edhe projektligjin për portet turistike. Ndërkohë, mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për komision hetimor ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar me 75 vota kundër.
Po ashtu, me 74 vota pro, u zgjodh Olta Rrushaj si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ja çfarë miratoi dhe çfarë rrëzoi Kuvendi i Shqipërisë së seancën e sotme plenare
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.
76 vota pro, 26 vota kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”
76 vota pro, 27 vota kundër
Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore””.
28 vota, 75 vota kundër
Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s ””.
28 vota pro/ 75 vota kundër
Po ashtu, me 74 vota pro, u zgjodh Olta Rrushaj si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




