Rama: Program i ri kredish për punonjësit e rinj të shtetit, skemë e re për strehimin

Aktualitet | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistë të Njësisë nr. 2 në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ka njoftuar nisma të reja në fushën e strehimit dhe mbështetjes për punonjësit e rinj të administratës.

Rama deklaroi se qeveria do të miratojë një program të ri kredish të dedikuar për punonjësit e rinj të shtetit, me qëllim lehtësimin e aksesit në banesa.

Ai bëri të ditur gjithashtu se do të ndërtohet një program i ri gjithëpërfshirës për strehimin, duke e cilësuar këtë si një sfidë të madhe jo vetëm për Shqipërinë, por në mbarë botën.

“Ne do miratojmë programin e ri të kredive për punonjësit e rinj të shtetit. Ndërkohë do bëjmë një program tërësisht të ri për strehimin në tërësi sepse ky është problem i madh në gjithë botën. 94% e banesave në Shqipëri, pronë private. Vendet e tjera e kanë shumë më të ulët. Ajo kredia do ripërtërihet çdo vit. Vjet ishte viti i parë. Mësuam dhe ne nga mënyra si funksionoi”, deklaroi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme