Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon përgatitjet, nesër udhëton drejt Uellsit për sfidën e parë të muajit

Kombëtarja | 7 muaj më parë

Ekipi kombëtar i vajzave ka hyrë në ditën e katërt të përgatitjeve intensive në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të sfidës së parë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2027 ndaj Uellsit.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik, përfaqësuesja kuqezi po zhvillon seanca të plota stërvitore, me fokus si në aspektin fizik ashtu edhe në atë taktik. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike dhe pa asnjë shqetësim dëmtimesh.

Vajzat kuqezi do të zhvillojnë një tjetër seancë stërvitore nesër paradite në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Uellsit, ku i pret përballja e parë e këtij muaji ndaj Uellsit.

Ndeshja Uells – Shqipëri do të luhet më 14 prill, në orën 20:15, në stadiumin “Stok Cae Ras“  dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme