UEFA zgjedh Turpin për ndeshjen Atlético-Barça

Sport | 7 muaj më parë

Gjyqtari francez Clément Turpin është zgjedhur nga UEFA për të gjykuar ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Atlético Madrid dhe Barcelonës.

42-vjeçari është një nga gjyqtarët më të mirë të Evropës dhe është në listën e ngushtë për Kupën e Botës 2026.

Ai gjykoi finalen e Ligës së Kampionëve 2021-22, në të cilën Real Madrid mundi Liverpool-in 1-0. Turpin do të asistohet në dhomën e VAR nga bashkëkombësi i tij Jérôme Brisard.

Arbitri nga Lyon ka arbitruar Barçën pesë herë. Ndeshja më e fundit ishte barazimi 3-3 në Montjuïc kundër Interit në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar. Ekipi katalan me francezin në fushë ka marrë dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

Sa i përket Atlético-s, me francezin në fushë ekipi i Simeone-s ka koleksionuar tre fitore, tre barazime dhe dy humbje në tetë ndeshje. Turpin arbitroi në fitoren 3-2 të Atléticos ndaj Club Brugge në ndeshjen e dytë të playoff-it këtë sezon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme