Trump sulmon Papa Leon XIV pas kritikave për Iranin: I tmerrshëm për Politikën e Jashtme

Donald Trump ka krituar ashpër Papa Leo XIV në rrjetet sociale, pasi ky i fundit ka dënuar kërcënimin e presidentit amerikan kundër Iranit.
Në një postim të gjatë në Truth Social, presidenti amerikan shkruan se Papa është “i tmerrshëm për Politikën e Jashtme”.
“Nuk dua një Papë që mendon se është në rregull që Irani të ketë një armë bërthamore”, tha Trump.
Duke renditur një numër ankesash të tjera në lidhje me Papën, Trump shkruan se Papa Leo është “i dobët në krim dhe në armët bërthamore.
Javën e kaluar, Papa Leo kritikoi kërcënimin e Trump se “një qytetërim i tërë do të vdiste nëse Irani nuk binte dakord për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Duke e përshkruar atë si vërtet të papranueshme, ai shtoi: “Sigurisht që ka çështje të së drejtës ndërkombëtare, por shumë më tepër se kaq, është një çështje morale“.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




