Java e 31-të e “Abissnet Superiore”, ja çfarë dhuroi

Abissnet Superiore | 7 muaj më parë

Është mbyllur java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me sfidën AF Elbasani – Partizani në “Elbasan Arena”.

AF Elbasani mori një fitore bindëse 3-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e fundit të javës, dhe ngjitet në vendin e dytë me 56 pikë.

Në takimet e tjera, Vllaznia konfirmoi formën e mirë, duke fituar 1-0 ndaj Teutës dhe duke ruajtur kreun e tabelës me 59 pikë, si skuadra e parë që siguron matematikisht “Final Four”.

Tirana regjistroi një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Egnatias, duke mbajtur gjallë objektivat për renditje më të mirë dhe duke shkuar në kuotën e 31 pikëve në vendin e shtatë. Me 31 pikë renditen gjithashtu edhe Vora dhe Bylis, ndërsa Flamurtari mbyll klasifikimin me 26 pikë.

Dy ndeshje u mbyllën në barazim me rezultatin 1-1, Flamurtari – Vora dhe Bylis – Dinamo City.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme