Lushnjë, një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë në fshatin Savër, dyshimet e para

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një person është gjetur i pajetë në fshatin Savër në Lushnjë mëngjesin e sotëm. Viktima është identifikuar si shtetasi S.Malia, rreth 55 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është konstatuar nga banorët e tjerë të fshatit mëngjesin e sotëm, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, megjithatë trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme