Kultivonte fara dhe fidanë kanabisi në magazinën e tij, arrestohet 52-vjeçari në Malësi të Madhe

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një 52-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe pasi akuzohet për kultivimin e farave dhe fidanëve të kanabisit në një magazinë në pronësi të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe,  bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, më datë 07.04.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.        

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në platforma polistiroli, në magazinën në pronësi të tij, në fshatin Gruemirë Çezmë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 30.03.2026.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme