Raundi i dytë i kualifikueseve të Euro U-19 për vajza,  Shqipëria luan nesër ndeshjen e tretë ndaj Lihtenshtejnit

Kombëtarja | 7 muaj më parë

Kombëtarja e vajzave U-19 do të luajë nesër ndaj Lihtenshtejnit në “Shtëpinë e Futbollit”, në ora 14:00, ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të dytë të kualifikueseve të Europianit 2026.

Pas dy ndeshjeve të para në grup, ku vajzat barazuan 2-2 ndaj Malit të Zi dhe u mposhtën minimalisht 1-0 nga Turqia, skuadra është përgatitur normalisht për përballjen e fundit të këtij raundi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipi i drejtuar nga trajnerja Daniela Kodra është në gjendje të mirë dhe gati për sfidën e radhës.

Ndeshja Lihtenshtejn – Shqipëri do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV. Për të gjithë tifozët, hyrja në stadium do të jetë falas


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme