Stërvitje e përbashkët ushtarake Shqipëri-SHBA me dronë “Puma” në Bizë

Aktualitet | 7 muaj më parë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake të fokusuar në operacionet ajrore me dronë të tipit “Puma”. Manovrat u zhvilluan në Zonën e Stërvitjes në Bizë.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Sipas të dhënave të publikuara, qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje ishte rritja e kapaciteteve të ushtrisë shqiptare në operacionet e mbikëqyrjes territoriale dhe në mbledhjen e inteligjencës ushtarake.

Në deklaratën e saj për shtyp, përfaqësia diplomatike amerikane vlerësoi rëndësinë e këtyre manovrave dypalëshe.

“Ky bashkëpunim do të çojë përpara gatishmërinë në fushën e mbrojtjes dhe do të mbështesë interesat e përbashkëta strategjike për një të ardhme më të sigurt për qytetarët tanë,” thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme