Migjen Basha merr drejtimin e Lausanne në Zvicër, klubi e emëron trajner të përkohshëm

Futboll Bota | 7 muaj më parë

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, është emëruar trajner i skuadrës zvicerane Lausanne, së bashku me Markus Neumayr. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë vendosur të bëjnë ndryshime në stol.

Peter Zeidler është larguar nga detyra e trajnerit dhe vendin e tij e kanë marrë Basha dhe Neumayr, me shumë mundësi deri në fund të këtij sezoni.

“Për të mbyllur sezonin, ekipi do të drejtohet nga një dyshe e përbërë nga Migjen Basha dhe Markus Neumayr, të dy anëtarë të stafit teknik të ekipit të parë. Ish-lojtari i Shqipërisë i lindur në Lausanne, Migjen Basha, iu bashkua klubit në vitin 2022, duke mbajtur rolin e menaxherit të talenteve”, – shkruan Lausanne në njoftimin për ndryshimet në staf.

Basha dhe Neumayer do ta drejtojnë Lausannen deri në momentin që klubi do të gjejë trajner të ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme