Ministri Nufi vizitë në Kosovë, pritet nga homologu Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi do të udhëtojë këtë të premte (17 prill) drejt Kosovës. Ai do të pritet në takim nga homologu i Kosovës, Ejup Maqedonci.
Ceremonia e pritjes ushtarake do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, në orën 10:30.
Pas takimit bilateral, dy ministrat do të mbajnë një koferencë për media ku do të ndalen dhe në temat e diskutuara gjatë takimit.
“Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media, e cila fillon në orën 11:45”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




