Bayern-i bëhet gati për titullin e 35-të, rekordmenët triumfojnë këtë fundjavë nëse…

Gjermani | 7 muaj më parë

Prilli është një muaj delikat për Bayern-in e Mynihut pasi brenda pak ditësh vendoset fati i një sezoni të tërë. Gjysmëfinalet e Champions League u arritën falë triumfit të dyfishtë përballë Real-it ndërsa në Gjermani ekipi i Kompany është ende në garë si në Bundesliga dhe DFB Pokal (më 22 prill luhet gjysmëfinalja, Leverkusen-Bayern).

Bundesliga mund të caktohet në javën e 30-të nëse Bayern-i arrin që të koleksionojë më shumë pikë se BVB. Me pesë ndeshje ende në lojë Bayern ka grumbulluar plot 12 pikë më shumë se Dortmund.

Në rast se ekipi i Kovaç barazon në transfertën e Hoffenheim atëherë Bayern-it për të fituar aritmetikisht titullin e 35-të i duhet fitorja në “Allianz Arena” përballë VfB Stuttgart. Ndërsa nëse Borussia e Dortmund humb në Sinsheim atëherë Bayern-it për të festuar titullin i mjafton edhe një barazim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme