Samit ndërkombëtar për rihapjen e Hormuzit, mbi 40 liderë mblidhen në Paris, vendet arabe takim në Turqi 

Botë | 7 muaj më parë

Një grup prej më shumë se 40 vendesh takohen sot në Paris për të finalizuar planet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Koalicioni i udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar këmbëngul se operacioni do të fillojë vetëm kur të mbarojë lufta.

Sipas ftesës së dërguar nga pallati presidencial francez, liderët pritet të diskutojnë gjithashtu vendosjen e mundshme të një misioni ushtarak shumëkombësh mbrojtës, me qëllim sigurimin e lirisë së lundrimit. Vendet thonë se janë gati të dërgojnë anije luftarake, personel dhe mbështetje për çminimin e kanalit jetik ujor.

Zyra e kryeministrit britanik theksoi se udhëheqësit do të përqendrohen në mbështetjen e armëpushimit të brishtë në Lindjen e Mesme dhe në sigurimin që rrugët e transportit detar të rihapen dhe të jenë të sigurta përmes Ngushticës në një kohë afatgjatë.

Për Keir Starmer rihapja e pakushtëzuar dhe e menjëhershme e ngushticës është një përgjegjësi globale. Ndërkohë në qytetin turisitik turk Antalja, ministrat e Jashtëm të Egjiptit, Pakistani, Arabisë Saudite dhe Turqisë po takohen në kuadër të një forumi treditor, ku pritet të diskutojnë luftën e vazhdueshme kundër Iranit dhe bllokadën e Ngushticës së Hormuzit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme