Haxhiu: Krimet serbe do të dokumentohen, Serbia strehë e kriminelëve

Kosovë | 7 muaj më parë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosova, njëherazi kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë sot homazhe në Poklek dhe në Çikatovë e Vjetër, duke theksuar se ende nuk ka drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës, pavarësisht se autorët dihen.

Gjatë vizitës në Kompleksin Memorial në Çikatovë të Vjetër, Haxhiu deklaroi se në këtë vend janë vrarë 24 civilë të paarmatosur, trupat e të cilëve, sipas saj, u dogjën disa herë me qëllim fshehjen e krimit.

“Ata u vranë me armë automatike dhe bomba dore, ndërsa më pas trupat e tyre u dërguan në Rashkë në Serbia për të fshehur gjurmët e krimit gjenocidal”, u shpreh ajo.

Haxhiu theksoi se institucionet e Kosovës janë angazhuar për të rritur kapacitetet në Policia e Kosovës dhe në Prokuroria Speciale e Kosovës, si dhe është miratuar Instituti për Krimet e Luftës, me qëllim dokumentimin e plotë të krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.

Ajo shtoi se institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë familjeve të viktimave, duke theksuar se dhimbja mbetet e madhe edhe pas 27 vitesh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme