10 ditë armëpushim mes Izraelit e Libanit, Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur në këtë periudhë

Irani ka njoftuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit, gjatë periudhës së armëpushimit në Liban. Kjo bë e ditur nga Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, përmes një postimi në X ku shkroi: “kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes ngushticës së Hormuzit është shpallur plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit. Kalimi nëpër ngushticë do të bëhet sipas rrugës së koordinuar të njoftuar nga Portet dhe Organizata Detare e Iranit “.
Nga ana tjetër, Izraeli, nëpërmjet Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se armëpushimi në Liban është i përkohshëm dhe se qëllimi mbetet gjithmonë çarmatimi i Hezbollahut.
Lidhur me negociatat SHBA-Iran, duket se është bërë përparim në diplomacinë prapa skenave dhe se një takim i ardhshëm midis dy palëve mund të çojë në nënshkrimin e një marrëveshjeje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




