Zyrtare: Përfundon aventura e Nevil Dedes te Ferizaj

Kosova | 7 muaj më parë

Ka përfunduar aventura e trajnerit Nevil Dede në krye të skuadrës së Ferizajt në Superligën e Kosovës. Klubi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-lojtarin e njohur.

“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.

Ditën e djeshme Ferizaj barazoi në shtëpi me Prishtinën e Re, një përballje direkte në luftën për mbijetesë. Pas 29 javësh kampionat skuadra qëndron në vendin e 8-të në renditje vetëm 1 pikë lag zonës që të zbret në kategorinë inferiore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme