Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me një pistoletë dhe municion luftarak.

Operacioni i koduar “Mesnata” u zhvillua në lagjen nr. 18, ku gjatë kontrollit të një automjeti me drejtues shtetasin E. K., autoritetet gjetën në çantën marsup një armë zjarri pistoletë, të cilën 32-vjeçari e posedonte pa leje.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm në banesën e tij u sekuestrua edhe një sasi municioni luftarak. Verifikimet e kryera treguan gjithashtu se E. K. drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, E. K. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme