Diagnostikim me teknika të reja i anomalive te bebet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Sociale | 7 muaj më parë

Në Qendrën e Diagnozës Gjenetike dhe  Molekulare në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” tashmë po aplikohet me sukses teknika e studimit array të genomës, si pjesë e Diagnozës Gjenetike për periudhën Prenatale të shtatëzanive.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka bërë me dije se ambientet e reja, vizioni i ri dhe pajisjet e teknikat bashkëkohore, shënojnë një tjetër hap drejt një sistemi shëndetësor modern, cilësor dhe gjithnjë më pranë qytetarëve.

Ndërkohë, drejtoresha e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj, deklaroi se kjo qendër e diagnozës molekulare është një teknologji e re, e studimit të genomës në mënyrë më të thellë nëpërmjet teknologjisë array.

“MSHMS nëpërmjet vizionit mbështetës dhe ndihmës financiare që vuri për këtë qendër bëri të mundur aplikimin e kësaj teknologjie”, u shpreh Demaliaj.

Qendra e diagnostikës molekulare pranë Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, është qëndër referimi në nivel kombëtar për kryerjen e testeve gjenetike dhe zhvillimet e reja laboratorike në këtë fushë. Në këtë qëndër kryhen analizat molekulare për:

Qendra është e përbërë nga 4 hapsira pune, që i korrespondojnë proceseve të ndryshme që kryen në to. Çdo hapësirë ka emërtimin e vet dhe në ato dhoma duhen kryer vetëm proceset e parashikuara sipas protokollit.

Gjithashtu pjesë e Laboratorit është Dhoma e konsultave gjenetike ku ofrohet këshillimi gjenetik sipas rastit si dhe Dhoma e pritjes, për pritjen e personave të interesuar të marrin shërbimet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme