Fier/ Vranë 41-vjeçarin në 2023, pas vëllait, arrestohet edhe 38-vjeçari në kërkim

Policia e Fierit ka ekzekutuar urdhrin e arrestimit të një 38-vjeçari të akuzuar për vrasje.
38-vjeçari së bashku me vëllanë e tij (aktualisht në paraburgim) pas një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar mearmë në drejtim të një automjeti që drejtohej nga 41-vjeçari E.J., i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur më 7 dhjetor të 2023-shit në lagjen “16 Prilli” në Fier.
“Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda urdhri i ndalimit për një 38-vjeçar, i akuzuar për vrasje.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Fier.
Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.
Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



