Aksident i rëndë në Dibër, dy makina përplasen “kokë më kokë”, 6 të plagosur
Dy makina janë përfshirë në një aksident rrugor në Dibër, ku për pasojë janë plagosur 6 persona.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 12:30 në aksin Peshkopi–Maqellarë, ku janë përfshirë një mjet me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe një tjetër me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




