Trump: Sot nënshkruajmë marrëveshjen me Iranin në Pakistan

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për “Fox News” se një marrëveshje me Iranin do të nënshkruhet sot në Islamabad të Pakistanit.
Ai shprehu optimizëm se bisedimet do të finalizohen shpejt dhe se koncepti i marrëveshjes është gati.
Megjithatë, deklarata e tij bie në kundërshtim me realitetin aktual. Bisedimet formale midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk janë caktuar të fillojnë sot, por pritet të nisin nesër ose të mërkurën.
Për më tepër, Irani ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këto takime dhe media shtetërore iraniane raporton se Teherani nuk ka marrë ende një vendim për të dërguar delegacionin.
Trump ka përdorur edhe tone të ashpra, duke kërcënuar se nëse nuk arrihet marrëveshja, Shtetet e Bashkuara do të godasin objektiva kritike në Iran, duke e quajtur këtë “shansin e fundit” për Teheranin.
Për momentin, duket se deklarata e Trump është më shumë presion negociues ose optimizëm i tepruar, pasi asnjë palë tjetër nuk ka konfirmuar se një marrëveshje është gati për t’u nënshkruar sot.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




