Komiteti Ekzekutiv përcakton kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve të Përhershme të FSHF-së

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, u morën vendime edhe në lidhje me përbërjen e Komisioneve të përhershme të FSHF-së për mandatin 2026–2030, në funksion të forcimit të strukturave drejtuese dhe rritjes së eficiencës në çdo sektor të aktivitetit futbollistik.
Në krye të Komisionit të Ekipeve Kombëtare u zgjodh Lutfi Nuriu si kryetar, ndërsa anëtarë të këtij komisioni do të jenë Eldorado Merkoçi dhe Afrim Tola. Komisioni Teknik dhe i Zhvillimit do të drejtohet nga Armando Cungu, me anëtarë Krenar Alimehmeti, Gleart Golemi dhe Julian Çota.
Pano Xhixho u votua në krye të Komisionit të Ligave dhe Garave, ndërsa anëtarë të tij do të jenë Ylli Aga dhe Florian Mema. Komisioni i Futsalit, Minifutbollit dhe Futbollit në Rërë do të drejtohet nga Erind Resuli, me Denis Kuçin dhe Mikel Cenaj si anëtarë.
Komisioni i Futbollit të Vajzave do të vijojë të drejtohet nga Anila Basha, e cila në këtë mandat do të bashkëpunojë me anëtarët Alpin Galo dhe Majlinda Leka. Në drejtimin e Komisionit të Financave u zgjodh Edmond Hasanbelli, ndërsa anëtarë do të jenë Neritan Sota dhe Mirjana Zisi. Komisioni i Komunikimit, Eventeve dhe Promovimit do të drejtohet nga Blendi Fevziu, me Anxhela Faber si anëtare.
Geri Çipi do të drejtojë Komisionin e Futbollit të Fëmijëve dhe të Rinjve, ku anëtarë do të jenë Gerald Burba dhe Mariola Stefanaj. Komisioni Ligjor dhe i Licencimit do të drejtohet nga Envi Hicka, me Aurora Mukaj dhe Fatos Lazimi si anëtarë.
Gjergji Petro do të vijojë në krye të Komisionit të Mjekësisë Sportive, i mbështetur nga Arzen Voci dhe Dritan Todhe. Ndërkohë, Komisioni i Infrastrukturës dhe Projekteve do të drejtohet nga Arben Dervishaj, me Samed Troshani dhe Gentiana Jakupi si anëtarë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




