Trump letër Vjosa Osmanit, ish-presidentja: Lidhjen e fortë Kosovë-SHBA do ta ruajmë sot e përherë 

Kosovë | 6 muaj më parë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi përmes rrjetit Faccebook se ka pranuar një letër nga presidenti amerikan Donald Trump.

 “Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-së në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim”, shkruan Osmani.

Në letrën drejtuar ish-presidentes, kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerëson arritjet gjatë bashkëpunimit mes dy vendeve, duke veçuar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, të themeluar nga Trump në fund të muajit janar. Presidenti amerikan vlerëson gjithashtu edhe trashëgiminë e lënë nga Osmani në drejtimin e shtetit të Kosovës.

 “Ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme, që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim”, shkruhet në mesazhin e Trump.

Vjosa Osmani e përmbylli mandatin e presidentes më 8 prill, ndërsa Kosova ende nuk e ka zgjedhur pasardhësin e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme